Aktualitet

INSTAT: Censi i Popullsisë dhe Banesave vijon normalisht. “Qytetarët po tregohen bashkëpunues në këtë proces thelbësor”

INSTAT njofton se asnjë problematikë thelbësore nuk është shfaqur gjatë këtyre ditëve që prej nisjes së Censit të Popullsisë dhe Banesave më 18 Shtator.  

Më tej ky institucion thekson se nga informacionet paraprake në terren, qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të marrë pjesë në Cens në të gjithë territorin e Shqipërisë.

“Detyrimi për t’iu përgjigjur anketuesve të INSTAT është detyrim ligjor dhe sigurisht një e drejtë qytetare për të kontribuar në zhvillimin e vendit duke marrë reforma dhe politika bazuar në shifra të sakta. Çdo pretendim apo ankesë e çdo qytetari të cilit mund t’i jetë cënuar e drejta për t’u numëruar apo përgjigjur pyetjeve sensitive mbi etninë, fenë dhe gjuhën amtare mund të kontaktojnë në numrin jeshil të vënë dispozicion,” nënvizohet në deklaratën e INSTAT.

Reagimi i INSTAT vjen pas pretendimeve nga kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule në një deklaratë për mediat se ka patur probleme sipas tij me Censin.

Exit mobile version