Aktualitet

INSTAT: Ekonomia u rrit me 3.23 % në tremujorin e dytë të vitit 2023, peshën më të madhe ndërtimi

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 3.23 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.

Në raportin e Institutit të Statistikave, kontribut pozitiv kanë dhënë degët, ndërtimi me 1,43 pikë përqindje, aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,72 pikë përqindje, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me +0,66 pikë përqindje, arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,26 pikë përqindje, informacioni dhe komunikacioni me +0,26 pikë përqindje, tregti,transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me +0,19 pikë përqindje, aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,09 pikë përqindje.

Negativisht kontribuoi grupi: Industri, Energji dhe Uji me -0,31 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,27 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,03 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,23 pikë përqindje.

Exit mobile version