Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për vizitën e kadetëve si pjesë e Programit të Shkëmbimit të Akademisë së Jashtme Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, bëri me dije se dy kadetë nga Akademia Ushtarake e ShBA në West Point vizituan Shqipërinë këtë javë.
Ata ishin pjesë e Programit të Shkëmbimit të Akademisë së Jashtme, i cili zhvillohet në partneritet me Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ky shkëmbim, tashmë në vitin e tij të tretë, synon të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Gjatë vizitës së tyre, kadetët morën pjesë në aktivitete të ndryshme ushtarake dhe kulturore, përfshirë mësime me studentë shqiptarë të Forcave të Armatosura, një vizitë në një anije të Rojes Bregdetare dhe eksplorimin e Muzeut të Forcave të Armatosura.
Gjithashtu, ata u pritën në Ambasadën Amerikane nga Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond, e cila diskutoi me ta mbi përvojën e shkëmbimit dhe rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve.