Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në periferi te kryeqytetit ne Kamzë. Paraprakisht bëhet me dije se në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij ne sherre e siper.Pas sherrit te pashmangshem I cili ka agravuar deri ne perdorimin e mjete prerese ku i plagosur më thikë ka mbetur njëri prej adoleshenteve konfliktues. Nga ngjarja mësohet sherri se ka ndodhur në ambientet e pasme të shkollës ku dy të miturit pasi janë konfliktuar fillimisht në rrjetet social, janë zënë dhe fizikisht. “Është hera e parë që ka ndodhur kjo. Nuk ka ndodhur asnjëherë kështu sherri në shkollë. Kam dëgjuar se janë zënë dy adoleshent. Nuk e di ku ishte roja kur ka ndodhur ngjarja. Ata janë zënë në pushimin e gjatë”- tha njeri prej adoleshenteve ne nje prononcim per Euronewsalbania. Nderkaq sipas te dhenave per ngjarjen thuhet se 15-vjeçari ka marrë plagë në shpinë dhe ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë një adoleshent për mikrofonin e Euroneës Albania tha se adoleshentët janë zënë gjatë pushimit të gjatë ndërkohë kjo është hera e parë që ndodh nje ngjarje e tille me permasa shume te renda. Si pasojë e sherrit adoleshenti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka shoqëruar autorin, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak Njoftimi Zyrtar I Policise: Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, I janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.