Ekonomi

Kartoni Jeshil, rriten me 62, 69 % numri I kontratave per muajt e pare te 2023.

Lehtësimi i çmimeve të karburanteve si dhe rënia e euros kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë kufijve. Një prej treguesve më të dukshëm është portofoli i kartonit jeshil, sigurimi që paguan çdo automjet shqiptar që del jashtë kufijve.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se Produkti Karton Jeshil në muajt e parë të këtij viti pati një rritje prej 10.84% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 62.69% krahasuar me muajin  janar-prill  2022. Rritje ka shënuar edhe produkti tjetër, sigurimi kufitar, megjithëse jo në nivele kaq të larta.

Produkti Sigurim Kufitar, sipas AMF, në muajin  janar-prill  2023, pati një rritje 8.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin  janar-prill  2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 17.98%.

Ndërkohë që rritje ka shënuar për këtë viti gjithë portofoli i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-prill  2023 arritën rreth 3,636 milionë lekë, ose 9.06% më shumë se në muajin  janar-prill  2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin  janar-prill  2023, pati një rritje prej 8.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-prill  2023 kapën vlerën 6,8 miliardë lekë, ose 16.75% më shumë se në janar-prill  2022. Gjatë muajit janar-prill  2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 384,225  me një rritje prej 14.31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Exit mobile version