Vetëm 31 vjec dhe ka sjell ne jete femijen e 10 te. Mundt e themi me plot gojen se eshte nje nder nenat me te vecanta te koheve te sotme. Behet fjale per Katerinën 31-vjeçare nga Fieri e cila sot ka sjellë në jetë 10 fëmijë. Më i vogli, është pagëzuar me emrin Florian dhe lindi në maternitetin e Fierit, 3 kg e 800 gramë dhe gëzon shëndet të plotë.
Çiftin Katerina dhe Idajet e vizitoi në spital kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se shteti do të ndihmojë familjen nga Levani duke i siguruar një banesë dhe një punë për kryefamiljarin.
“Është diçka e bukur të kesh 10 fëmijë. T’ju rrojnë! Ne do kujdesemi për ju. Ne do të ndihmojmë edhe tek shtëpia, do bëjmë një mbledhje fondesh, do përfshijmë të gjitha institucionet.
Por sot do më japësh fjalën, duhan nuk ka më se kemi fëmijët për të rritur. Na duhesh edhe ti e fortë, ndërkohë edhe bashkëshortit do t’i gjejmë një punë të mirë”, i premtoiBalla.