Aktualitet

KLSH : Shtëpitë e të moshuarve nuk kanë mjekë specialist.45 % e të strehuarve me probleme të shëndetit mendor

Largimi i bluzave të bardha po reflektohet në Shqipëri. Sipas një auditi të KLSH për vitin që lamë pas realizuar në shtëpitë e të moshuarve në Shqipëri, vihet re se ka mungesë të mjekëve specialistë, duke përfshirë edhe ata psikiatër.

“Sa i përket vlerësimit të kujdesit shëndetësor dhe mjekimit të ofruar për të moshuarit rezident, disa nga problematikat e evidentuara janë: Mungesa e mjekëve specialist sipas problematikave dhe nevojave të të moshuarve. Mungesa e një mjeku psikiatër të angazhuar, pavarësisht faktit se mesatarisht 45% e rezidentëve paraqesin probleme të shëndetit mendor”.

Po ashtu edhe shërbimi dentar nuk ofrohet.

“Mungesa e një automjeti në dispozicion me qëllim transferimin e të moshuarve nga spitali pas rehabilitimit të tyre, po ashtu mungesa e aksesit në shërbimin dentar për të moshuarit dhe një listë e unifikuar të ilaçeve që mbahen në qendrat e të moshuarve për raste emergjente”.

Raporti thekson se edhe pse të moshuarve u mbahet 40% e pensionit, atyre u ofrohet vetëm strehim dhe ushqim.

Pas një periudhe transformimi demografik që ka ndodhur në vendin tonë si dhe për shkak të rënies së fertilitetit, Shqipëria po përjeton efektet e moshimit të popullatës.

Në vitet ’90, mosha mbi 65 vjeç përbënte rreth 3.5% të popullsisë, ndërkohë që sot ka arritur në 13% e saj.

Tranzicion demografik është shoqëruar edhe me një zvogëlim të familjes dhe dobësim të rolit të saj tradicional mbështetës për të moshuarit. Shumica e këtyre po gjejnë strehim në shtëpitë e të moshuarve.

Exit mobile version