Aktualitet

Komunizmi në syrin e të huajve, fluks vizitorësh në muze dhe objekte të diktaturës

Historia e Shqipërisë është kthyer në atraksion turistik për të huajt. Shtëpia e Gjetheve, Muzeu dhe çdo pikë tjetër turistike tërheqin turistë të cilët kanë dëshirë të mësojnë më tepër mbi regjimin komunist në Shqipëri.

Turizmi kulturor iu mundëson udhëtarëve të eksplorojnë dhe vlerësojnë traditat unike, historinë, artin kuzhinën dhe mënyrën e jetesës së kulturave të ndryshme në mbarë botën.

“Jam gjysmë rumune gjysmë irlandeze, por tani vij nga Tokio dhe po e shijoj Shqipërinë. Njerëz të dashur, të gjithë janë të lumtur, ushqimi është i shijshëm, koha është shumë bashkëpunuese sot dhe po kaloj një kohë të mrekullueshme”, thotë një turiste.

“Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë, më pëlqen shumë, është një vend shumë i bukur. Unë jam nga Brazili dhe këtu njerëzit janë shumë të qeshur, ushqimi është shumë i mirë”, shprehet një tjetër.

Rreth 5.2 milionë të huaj zgjodhën Shqipërinë për ta vizituar në shtatë muajt e parë të vitit 2023, me një rritje më shumë se 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teksa në hartën e vendeve më të vizitueshme kryeqyteti nuk mungon.

Exit mobile version