Aktualitet

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin “Ethet e Nilit” në Elbasan

Në Elbasan janë konfirmuar zyrtarisht edhe tre raste të tjera të personave të prekur nga virusi “Ethet e Nilit” duke e çuar në total në 5 numrin e të prekurve në Qarkun e Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare tre rastet e fundit janë identifikuar përkatësisht në Bashkinë e Cerrikut, një 84-vjeçar, në Njësinë Administrative Papër, një 73-vjeçar dhe në Njësinë Administrative Tregan, një 60-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, të prekurit nga virusi “Ethet e Nilit” po mbahen në mbikqyrje të plotë nga specialistët e ISHP Elbasan. Aktualisht gjendja e të gjithë të prekurve nga ky virus paraqitet e qëndrueshme dhe pa probleme serioze me rrezik për jetën e tyre.

Në Qarkun e Elbasanit në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë po gjatë këtij muaji u identifikuan rastësisht dy raste me virusin “Ethet e Nilit”. Fatmirësisht ata rezultojnë të shëruar.

Aktualisht pas alarmit të krijuar nga shfaqja e këtij virusi në Qarkun e Elbasanit,
Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me institucionet e tjera kanë marrë të gjitha masat dhe kanë kryer dezinfektimet e zonave ku janë identifikuar persona të prekur nga virusi “Ethet e Nilit”.

Exit mobile version