Drejtuesit e automjeteve kanë qenë epiqendra e kontrollit nga rrugorët natën e kaluar. Natën e djeshme konkretisht përgjatë orëve të vona të natës, Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë ka realizuar kontrolle të detajuara në pikat problematike dhe “njollat e zeza” të akseve rrugore në Tiranë. Sita e kontrolleve kanë qenë të fokusuara në shkeljet e rregullave të sigurisë rrugore dhe përdorimin e pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike. Gjatë këtyre kontrolleve, u arrestuan në flagrancë 7 persona.Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, ndalimin e përdorimit të alkoolit dhe substancave narkotike gjatë drejtimit të mjetit!