Shendetesi

Kryhet operacioni i vështirë në zemër tek 2 vjeçari, Manastirliu: Mirënjohje ekipit, ndërhyrje delikate tashmë janë të mundura në QSUT

Një ndërhyrje e shkallës së lartë të vështirësisë është kryer në zemër tek një fëmijë 2 vjeç, në QSUT nga ekipi multidisiplinar i mjekëve.

Sipas mjekut kirurg Prof. Altin Veshti, operacioni u krye pa hapje të kraharorit, u korigjua një difekt shumë i madh me teknikë mini- invazive, e cila lejon kalimin ne repart shumë shpejtë dhe ul ditë qendrimin në spital. Veshti nënvizoi se 2 vjeçari aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ne nuk ju hapim më gjoksin këtyre fëmijëve ka vetëm një prerje 3 cm dhe nga këtu i kam korigjuar difektin në zemër, pra hynë vetëm dy instrumentë që nuk arrinë dot të hynë. Ky është një fëmijë i shëruar, kishte një difekt në zemer, është operuar në kohë sepse duhen operuar në moshë preshkollore, fëmija është 2 vjeç dhe është kthyer në gjendje normale. Bashkëpunimi që ne kemi me reanimacionin e pediatrisë duhet të bëhet model i bashkëpunimit në të gjithë QSUT”, – tha mjeku kirurg Prof. Altin Veshti.

Duke vlerësuar punën dhe bashkëpunimin e stafit mjekësor, Manastirliu tha se ndërhyrje të veshtira tashmë janë të mundura në QSUT.
“Sa herë kemi raste të suksesshme jemi falenderues ekipit që bëri të mundur gjithë këtë ndërhyrje të vështirë që na garantojnë ne që fëmijët të kenë një jetë aktive si të gjithë të tjerët. Unë jam e kënaqur që puna këtu në Pediatrinë e QSUT është punë e një ekipi multidisiplinar pra përveçse mjekëve pediatër ne kemi mjekët kardiokirurg, kirurg infantil, kirurg të përgjithshëm, pra i gjithë ekipi që punon për të garantuar një cilësi shërbimi kaq të lartë, ndërhyrje të cilat janë ndërhyrje që bëhen në spitalet tona universitare, në strukturat tona terciare dhe që sigurisht garantojnë që fëmijët tanë të kenë një shërbim me një cikël të mbyllur brenda mureve të spitalit tonë dhe që nuk ka më nevojë që të shkosh jashtë për të tilla nderhyrje, sepse ne kemi vite që i zgjidhim këtu”,- nënvizoi Manastirliu.

Operacioni u krye nga ekipi i Kardiokirurgjisë me Prof. Altin Veshti, Prof.Arben Baboçi, Prof. Asoc. Saimir Kuçi, Prof Asoc. Alfred Ibrahimi, Dr. Fatjon Hamiti, dhe infermieret: Majlinda Malaj, Ortenca Likaj, Ermelinda Palushi, Neranxa Elezi.

Exit mobile version