Jetëgjatësia jonë ndikohet nga një kombinim mes gjenetikës dhe faktorëve të jashtëm.
Në studime të shumta, është parë që vetëm 30% e jetëgjatësisë varet nga gjenetika e trashëguar.
Kjo do të thotë që përqindja më e lartë i mbetet faktorëve të jashtë, ku përfshihet dhe ushqimi.
Ajo që ne hamë është sigurisht faktori më i rëndësishëm për shëndetin e organizmit.
Diskutimet rreth diferencës që ka në organizëm një dietë me produkte të mishit kundër asaj që nuk e lejon ende janë të hapura.
Ama në një nga studimet më të fundit u vu re se personat që nuk konsumonin mish, apo nënprodukte të tij, jetonin më gjatë.
Për më tepër, sa më shumë kohë kishte një person që nuk konsumonte këto produkte aq më i shëndetshëm ishte.
Konsumimi në sasi të mëdha të produkteve të mishit sjell dhe ndikimet e tij në organizëm.
Duke nisur nga rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës si tensioni i lartë apo kolesteroli i lartë e deri tek shfaqja e qelizave tumoriale.
Gjithashtu konsumimi i tepër i mishit në shumë raste ka ndikuar dhe në shfaqjen e problemeve me nivelin e sheqerit në gjak.