Aktualitet

Kujdes! Katër shenjat paralajmëruese të arrestit kardiak! Nga frymëmarrja, dhimbja në kraharor e deri tek djersitja…

Shkencëtarët kanë zbuluar katër shenjat e para, të cilat mund t’ju paraqiten nëj ditë para se arresti kardiak të godasë.

Kryesisht arresti kardiak lidhet me mosfurnizimin e zemrës me gjak, ritmi  jo normal i zemrës dhe kur sistemi elektrik i trupit nuk funksionon sië duhet.

Megjithatë, janë disa shenja që ju mund t’i dalloni që në fillim, sipas një studimi, shkruan The Telegraph:

Ndryshimi në frymëmarrje

Shenja më e zakosnhme është gulçimi. Rreth 41 përqind e pacientëve provojnë këtë shenjë fillimisht.

Dhimbje në kraharor

Kjo është shenja e dytë më e zakonshme. Prek rreth një të tretën e pacientëve. Megjithatë, lidhet ndjeshëm vetëm me arrestin kardiak tek burrat – jo tek gratë.

Djersitje

Djersitja në nivele më të larta se zakonisht – gjithashtu prek më shumë pacientë me gjasë për tu goditur nga një arrest kardiak se të tjerët. Edhe ky rast lidhet ndjeshëm më shumë me meshkujt se sa  me femrat.

Konvulsione ose spazmat

Së fundmi, “aktiviteti i ngjashëm me konvulsionet” është gjithashtu më i zakonshëm tek pacientët me risk.

Exit mobile version