Kulturë

Kur kënga të zbukuron jetën, urime 70 vjetori rapsodi legjendar hasjan Hysen Dida.

Një përvjetor i tillë nuk përkthehet në pleqëri, Në fakt, gjithcka kurorëzohet me gëzim.  Sa mirë ke jetuar, tani me te gjithe familjen por edhe atehere kur ishin femijet e vegjel.? Sa mire ke jetuar edhe atehere kur sapo nise rrugen e kenges dhe numeroje shume pak kenge, ndersa sot repertori juaj eshte i tejmbushur.   Por rruga e gjate e repertorit tuaj është ende pranverë në shpirtin tend.  Jo vetem kaq por, të gjithë të rinjtë ju kane motiv.! Te gjithe duan te bëhen si ju. Urime 70-vjetori legjenda e rapsodisë jo vetëm hasjane por e të gjithë zonës së veriut z. Hysen Dida.       Sot rrjetet sociale janë” posta” ne te cilen pasqyrohen urimet,e gezimet si ne rastin e sotem. E pikerisht sot rrjetet sociale “gatuajne” urime speciale per emblemen legjendare te rapsodise se veriut. Sipari I urimeve nis nga koleget e tij virtualisht. “Urime te perzemerta Hysen Dida, me rastin e 70 vjetorit te ditelindjes! Te uroj edhe 70 vite te tjera te lumtura, mes familjes, njerezve te dashur, shoqerise dhe miqve te shumte! Ti je tashme nje ikone e kanges folklorike te Hasit dhe gjithe treves veriore, ne Shqiperi e Kosove! Zeri yt plot embelsi jehoi ne skena, sofra e Festivale, ne te gjitha skenat e kombit, ne ne gjitha vendet ku ka shqiptare, ne cdo kohe, ne cdo sistem, duke perçuar tek cdokush ndjenja te larta atdhedashurie, patriotizmi. Kenget e tua me Rexhep Kovacin, per Kosoven, lirine dhe heroizmin, ishin si nje prelud frymezues per Lirine e Kosoves, ne nje kohe kur flitej rralle per vuajtjen e nje populli te sunduar e perçudnuar… Jeta juaj artistike dhe me tej vellazerore, unifikoi ne një, dy krahina Has e Lumë… Ti ishe nje organizator i suksesshem i artit dhe kultures ne Has, sepse kishe shpirt te madh, te nje artisti dhe vlera te medha si mik, me te gjithë bashkekohesit! Ndjehem i privilegjuar dhe krenar per bashkepunimet tona artistike ne vite! Njerez si ti, perbejne nje vlere shumedimensionale, nje nder per Hasin, Kukesin dhe gjithe artistet shqiptare! Respekt, mik artist!”, theksohet ne dedikimin e bere nga Bilbil Hereni regjisor dhe pjestarte i estrades se Kukesit. Hysen Dida vlerësohet si një artist i madh që kompletohet me cilësi e virtute si një qytetar model, si një intelektual dhe familjar i përkushtuar, mikpritës e bujar në konak, i matur dhe manifestues i traditave më të mira shqiptare në komunitetin ku bën pjesë. Të gjitha këto angazhime të jetës së përditshme, nuk e privojnë Hysen Diden nga jeta artistike, sepse në shpirtin e tij nuk flejnë, por rrijnë zgjuar dhe shfaqen pasioni për këngën dhe vlerat kombëtare të saj. Nderkaq urimet e zjarrta nuk mungojne edhe nga pjestaret e familjes sic eshte Dori nusja e djalit tij. “Bab Hyseni sot ben 70 vjeç! Dhe 100 vite per gjyshin e Drin Dides e Dardan Dides! Dhe 100 vite per shokun tim e te babes tim! 100 vite per artistin e njeriun e mire Hysen Dida. Tan Dida tu bafte baba 100 vjeç!”, perfundon urimin.  Urimet per pervjetorin e redesishem te rapsodit jane te shumta ne rrjetet sociale jo vetem nga familja e rrethi shoqerise por nga e gjithe zona e veriut.

Kush është tria Rapsodike Dida, Çela Kovaçi

Rapsodia e trevave te veriut i ka fillimet e saj shekuj më parë dhe ashtu si çdo gjë e bukur që ka dalë nga mendja dhe duart e verioreve, edhe kënga është krijuar dhe interpretuar në këtë mjedis, duke u bërë jo vetëm gëzimi dhe dëfrimi i tyre por, edhe frymëzimi i jetës së përditshme.  Janë me qindra emrat e krijuesve dhe interpretuesve të saj që kanë lënë gjurmë në kulturën dhe artin e Kukesit, Hasit e Tropojes. Janë më qindra që vazhdojnë këtë traditë deri në ditët tona si për të vërtetuar plotësisht se veriu është një fidanishte dhe një burim i pashtershëm për artin dhe kulturën jo vetëm veriore, por mbarëkombëtare. E bëmë këtë hyrje për rapsodet e veriut, te pandashmit nder vite trion artistike Dida Çela dhe Kovaçi për t’u ndalur tek njëri nga përfaqësuesit, tek rapsodi hasjan Hysen Dida. . Sfondi historik i kësaj krijimtarie muzikore e ravijëzon më mirë edhe portretin e një rapsodi. Hysen Dida lindi e u rrit në rrethinat e qytetit te Krumës, ne lagjen me te njejten mbiemer, ne këtë ambijent, ashtu si edhe paraardhësit e tij. Ai që në moshë fare të re u bë pjesë e trios artistike, te njohur ne te gjithe shqiptarine. Kështu duke u bërë që atëherë edhe një nder grupet interpretuese qe do të binte në sy si një grup talentesh që premtonte një të ardhme të suksesshme. Rapsodia e veriut tashme kishte gjetur edhe një grup të ri  Dida, Cela, Kovaci që do ta përçonte atë jo vetëm në sofra, gëzimi familjare, por edhe në aktivitete prestigjioze të skenës dhe ekranit, deri ne festivalet e medha kombetare sic ishte Festivali i Gjirokastres. Shpejt trioja e bashkuar e rapsodeve bën emër me zërin e vecante, interpretimin e mrekullueshëm dhe repertorin e pasur. Dhe të bësh emër në veri si trio rapsodesh nuk është e lehtë, por ama është edhe një nder i madh. Hysen Dida është një nga përfaqësuesit më besnike të trios rapsodike legjendare dhe ky është çelësi i suksesit të tij. Kjo ka bërë që karriera e tij artistike të njohë vetëm suksese.Të gjitha këto që unë po shkruaj për këtë personazh, për portretizimin e tij fizik e shpirtëror, tregojnë se unë atë e njoh mirë, jo vetëm si hasjan, por edhe si artist, sepse këto karakteristika më kanë motivuar që të krijoj portretin e nje njeriut emblem ne sofra, skena e festivale. Si prelude frymezues per brezin e ri i urojme jete te gjate e te lumtur legjendes rapsodise hasjane. Unë mendoj se ky rapsod, që në Shqiperi është i vecante ne llojin e tij, ka një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen, evidentimin dhe trashëgimin e vlerave etno-kulturore të kombit tonë, mision të cilin ai e përmbush me atë që din të bëjë më mirë, me zërin e tij, interpretimin dhe krijimtarinë e tij, të cilët i ka të pastër, autentik dhe thellësisht shqiptar, prandaj edhe unë bashkohem me vlerësimin më të bukur që mund t’i bëhet këtij rapsodi, duke e quajtur “Prelud fymezimi per lirine e Kosove”, vlerësim që tashmë ia ka dhënë gjithë publiku shqiptar.               Të bindur se suksesi dhe fama nuk i falen e as nuk i dhurohen askujt, por arrihen falë punës dhe përkushtimit të gjithsecilit prej nesh, kjo e bën më të kuptueshme se si arriti të marrë famë në botën e suksesit pjesa e trios artistike tashme te njohur si Dida Çela Kovaçi. Dhe kështu, duke hedhur penelatat e fundit në realizimin e portretit të këtij artisi, tashme ne boten artistike kryesuar ne trio fantastike, jam e sigurtë se në kornizën e këtij shkrimi kam arritur vetëm sa ta skicoj atë, pasi duhet shumë punë për ta realizuar ashtu siç e meriton, megjithatë me respektin më të veçantë për gjithë punën dhe përkushtimin e tij, si dhe me një dashamirësi shume urime suksese pafund në karrierë e mbi të gjitha mbarësi në punë e në familje.

a.k

Exit mobile version