Rastet me grip janë shtuar ndjeshëm gjatë muajit të fundit në vendin tonë, teksa moshat më të prekura kanë fëmijët dhe të moshuarit.
Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP-së tha në një intervistë për Euroneës Albania se asnjë shenjë klinike nuk duhet neglizhuar veçanërisht tek këto dy mosha vulnerabël, ndërsa rekomandoi konsulta të vazhdueshme me mjekun e familjes.
Ajo shpjegoi vendi është ende larg pragut epidemik që pritet të arrihet në 2 javët e para të shkurtit.
“Komunikimi me mjekun e familjes nuk duhet të mungojë në këtë kohë, për të qenë vigjilent për të mos neglizhuar asnjë shenjë klinike. Shihet një tendencë në rritje me 10-11 për qind, jemi larg pragut epidemik edhe pse jemi në një intensitet mesatar të përhapur. Javët e fundit të janarit dhe 2 javët e para të shkurtit janë në pragun epidemik”, tha Tomini.