Aktualitet

“Kushte komode dhe çmimet e ulëta” shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin    

Shengjini ishte tejmbushur me turiste vendas dhe te huaj. Por ato qe spikasnin me se shumti ishin shtetasit Kosovar te cilet e kishin populluar ate zone. Të shumtë ishin numri I kosovareve që zgjodhën të  pushojnë  në  Shëngjin këtë fundjavë. “Çdo herë vij një javë me pushime në fillim të qershorit, më pas vij në korrik ose në gusht”, ka thënë një pushues.

Gjithashtu një tjetër është shprehur se kanë ardhur për të kaluar këtë fundjavë”, ka thënë një tjetër pushuese.

Kryesisht janë pushues nga Kosova që  zgjedhin këtë bregdet për disa  arsye.

Qetësia në këtë periudhë, çmimet më të favorshme duket që janë dhe arsyet se pse vizitorët dhe pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur Shëngjinin këtë fillim qershori.

E ka falur zoti këtë bereqet, bukuri që nuk e ka kush në Evropë”, ka thënë një tjetër pushues nga Kosova.

Vija bregdetare është pastruar. Bashkia qe me nisjen e sezonit turistik ka marr masat per te pastuar zonen dhe per te qene sa me afer turisteve. Ndërsa hotelet  kanë  kapacitetet e nevojshme  për të pritur pushuesit.

Exit mobile version