Mjekët që punojnë në spitale që kanë fituar autonominë, përfshirë edhe atë menaxheriale, do të mund të punojnë jashtë orarit zyrtar. Pacientët do t ’i zgjedhin vetë mjekët me të cilët do t’i zhvillojnë konsultat, por faturën dhe kushtet për shërbimin e përcakton bordi i spitalit. ” Të gjitha spitalet që do të ecin me modelin e ri me kartën menaxheriale do të kenë mundësi për instrumentin për praktika dyfishe. Pra kjo i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore jashtë sistemit të regjimit apo të referimit. Pra pacientët mundet të kenë mundësinë të konsultohen me mjekët që duan, me pagesa të tjera të përcaktuara nga bordi i spitalit. Kjo do ndodhë vetëm në ato spitale që kanë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale.”,theksoi Ogerta Manastirliu Ministre e Shwndetwsisw Por si pritet të zgjerohet harta e spitaleve që kanë këtë status?”Autonomia spitalore menaxhoriale aplikohet në siptalin memorial të fierit nderkohë që janë tre spitale të cilat janë duke u përgatitur për të përfituar kartën e autoniomisë menaxhoriale që ëshët qëndar spitalore nënë tereza,, spitali i durresit dhe spitali i shkodrës, të cilët janë duke u përgatitur të gjithë bazën e nevojshme që edhe praktika dyfishe të aplikohet në këto spitale”vijoi ministria Ky vendim, sipas ministres Manastirliu do t’u japë mundësinë bluzave të bardha, të kenë një mbështetje financiare shtesë.