Shendetesi

Long Life Turkish Clinic, klinika turke që “çel” dyert e saj për Shqipërinë! Sajmira Shapku Ceo e Klinikës: Pacientët shqiptarë duhet të edukohen mbi cilësinë e shërbimeve shëndetësorë.


Long Life Turkish Clinic hap aktivitetin e saj në Tiranë.  Ka çelur dyert e saj vetëm pak muaj më pare,klinika më e re në kryeqytet që ofron, shërbime cilësore me saktësi maksimale, nga mjekët specialist të cdo fushe, të ardhur nga Turqia, që nga çasti i diagnostikimit deri në trajtimin përfundimtar.  Filozofia e punëse së Klinikes Turke në Shqipëri është rëndësia dhe përmbushja më së miri e çdo nevoje të pacientit.. Në Long Life Turkish Clinic është përmbledhur gjithcka që i duhet pacientit për t’a trajtuar më së miri në shtetin Turk. Long Life Turkish Clinic është një qendër me një ndalesë vendimtare për pacientët, ofron: turizëm mjekësor dhe turizëm të kujdesit shëndetësor për pacientë nga i gjithë vendi. Long Life Turkish Clinic fokusin e saj kryesor e ka pacientin dhe për këtë të fundit përpiqet të arrijë përsosmërinë dhe synon ta bëjë turizmin mjekësor të përshtatshëm dhe të besueshëm për cdo target grup pacientësh nga i gjithë vendi bazuar në mundësitë financiare të përshtatshme për cdo stad.

“Nga momenti kur pacientët mbërrijnë në zyrat e klinikës për të marrë udhëzimet e para të mundësive dhe ofertave që klinika ofron e deri të kthimi i tyre pas vizitës vendimtare në shtetin Turk është , ky një intinerar sherbimesh i monitoruar hap pas hapi nga ekipi i Longlife Turkish Clinic i cili është pranë pacientëve në cdo moment. Konsulta e para dhe perkthimet jane falas. Dhe gjithashtu, pacientët e Longlife TurkishClinic kanë të drejtën për një përkthyes personal, dhe mund të përfitojnë ulje të ndryshme në shërbime dhe trajtime të tjera mbështetëse për pacientët gjatë gjithë udhtimit të tyre në Turqi”, tregon me shumë pasion e përkushtim Sajmira (Selmani) Shapku Ceo e Klinikës dhe eksperte e turizmit mjekësor, një profesion  që po merr gjithnjë e më tepër vëmendshmërinë dhe po ndiqet nga të rinjtë e suksesshëm edhe në Shqipëri dhe në vende të tjera të botës. Sajmira ka nisur të punojë që në moshën 21 vjeçare me shumë përkushtim. Edhe pse në moshë të re ajo jo vetëm administronte një sallon estetik, por edhe punonte aty. Sajmira e do shumë punën,  por mbi të gjitha do profesionet që kanë të bëjnë me kontaktet e përditshme me njerëzit.Ne fokus ne 18 vitet e saj te karrieres ka zhvilluar Marketingun dhe mediat sidomos ne marredhenie me biznesin Turk. Duket se kontaktet e perditshme me njerëzit bënë që Sajmira ashtu sic ka emrin të nis të bëjë dhe punët e mira. Sajmira është sot eshte themeluese dhe drejtuese  e një klinike mjekësore, tek e cila gjen dhe veten dhe ndihet  e përmbushur me punën e saj të përditshmë.Marredhenia e gjate me spitalet turke dhe mangesite ne spitalet shqiptare bene qe nisma te konkretizohet.

Madje nuk le pa treguar dhe sfidat e kësaj nisme në dukje e lehtë për me shumë e vështirë për tu preceptuar nga mentaliteti shqiptarë. Sajmira nuk ankohet asnjëherë për asnjë punë të ndërmarrë nga ana e saj, e sidomos kur bëhet fjalë për drejtimin dhe menaxhimin me efikasitet të klinikës së endrrave të saj sic eshte Long Life Turkish Clinic.

  “Nuk mund të them që është e lehtë, çdo gjë ka sfidat e veta dhe unë e kuptoj që në tregun shqiptar ka një konkurrencë shumë të lartë, megjithatë jemi gjendur mirë në treg. Unë guxoj dhe punoj ndaj dhe mendoj se aftësitë e mia kanë bërë që të zbuloj aftësi të reja, por edhe nëse diçka nuk shkon e kam marrë me sportivitet. Sot që flasim klinika është e konsoliduar dhe mendoj që është realizuar një punë goxha e madhe dhe këmbëngulëse. Ne si qënie njerëzore jemi përherë në përmirësim, ndaj dhe do të marrë çdo gjë kohën e saj. Por, jam e lumtur dhe e kënaqur për misionin  që kam ndërmarrë pasi një mision te tillë që ka në qendër jetën është një ndër misionet më të rëndësishme” thekson ndër të tjera sipërmarrësja Shapku. Ajo shton se  bashkëpunëtorët e klinikës janë specialistët, ekspertët e fushave të ndryshme mjekësorë dhe stafi I klinikës I kujdesshëm që tju ofrojmë një përvojë të jashtëzakonshme të kujdesit shëndetësorë.

Long Life Turkish Clinic, klinika që po thyen “tabutë” e pacientëve shqiptarë

Në Long Life Turkish Clinic, profesionistët mjekësorë ofrojnë sherbime kryesore të kujdesit shëndetësor me kujdes dhe me mundësi të përshtatshme financiare për tu përballuar nga cdo target grup. Kujdesi I personalizuar I pacientit është një ndër elementet që e vecon metodikën e punës së klinikës së sapo hapur në Tiranë.

Long Life Turkish Clinic bën të mundur dhënien me detaje rreth funksionimit të spitalit për ata pacientë të cilët do të donin të merrnin mjekim të specifikuar në Turqi .Jo vetëm kaq, por, është një institucion mjekësorë i përkushtuar, për të ofruar kujdes cilësor vëmëndje të pakursyer ndaj përsosmërisë së klinikës dhe sigurisë së pacientit, me një pasion të zjarrtë për punën në dobi të pacientit. “Misioni im në ndihmë të jetës është gjetja e rrugës së duhur për të realizuar me përpikmëri të gjitha cilësitë e shërbimeve mjekësorë në dobi të pacientëve.

Kjo gjë më ka bërë shumë të fortë dhe këmbëngulësë që të përballoj e të menaxhoj kultura të ndryshme, tipe të ndryshëm njerëzish ”, thekson Shapku. Sipas saj të jesh eksperte turizmi mjekësor do të thotë të jesh mjeku i gjithkujt që ka nevojë për ty. Është një profesion që është futur në Shqipëri si në shumë vende të tjera. Sot që flasim ka shumë ekspertë të tillë, ata ju vijnë në ndihmë pacienteve nga vende të ndryshme të botës, të cilët duan të bëjnë ndërhyrje estetike apo emergjente që lidhen me shëndetin dhe kurimin e tyre. Ka shumë të huaj që zgjedhin Shqipërinë për turizëm dentar, ka shumë shqiptarë që zgjedhin vende të tjera për turizëm estetik. Pra, ne jetojmë në një botë me shumë mundësi që mund të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet.

Exit mobile version