Aktualitet

Luhatjet e temperaturave shtojnë virozat tek fëmijët / Çdo ditë shtrohen në pediatri 25 fëmijë me komplikacione

Virozat kanë shtuar numrin e komplikacioneve tek të vegjlit. Ulja e temperaturave këto ditë ka rritur fluksin e pacientëve të vegjël që paraqiten në urgjencën e pediatrisë.

Vetëm gjatë fundjavës janë paraqitur 340 fëmijë. Pjesa e më e madhe e tyre shfaqin infeksione respirator, temperaturë të lartë dhe viroza të tjera të stinës.

Edhe kjo javë nisi me fluks pacientësh të vegjël pasi deri në orën 12:00 ishin kryer 85 vizita. Gjatë javës paraqiten rreth 300 fëmijë në ditë thanë mjekët dhe 25 prej shtrohen çdo ditë për të vijuar protokollin mjekësor në spital për shkak të komplikacioneve që paraqesin.

Për tre javë mjekët nuk kanë pasur fëmijë të infektuar me covid edhe pse janë gati dhomat ku mund të trajtohen të veçuar nga fëmijë të tjerë.

Mjekët sugjerojnë prindërit që të mos drejtohen menjëherë në urgjencë ku ka fluks dhe prindërit janë të detyruar të presin ndërkohë që në qendra shëndetësore të cilat funksionojnë edhe gjatë natës fëmija merr ndihmë mjekësore më shpejt dhe pa pritur në radhë me fëmijë të tjerë ku mund të marrin infeksione nga njëri tjetri.

Gjithsesi mjekët u kërkojnë prindërve të mos bëjnë panik pasi janë viroza të stinës që po qarkullojnë në vend.

Exit mobile version