Aktualitet

Maternitetit,“Mbretëresha Geraldinë”: ““Vijnë në jetë 20 engjëj gjatë orëve të fundit”

Shtohet numri I lindjeve në maternitetin Geraldine. Konkretisht thuhet se 20 bebe kanë lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë përgjatë orëve të fundit.  Jo vetëm kaq por këtë Lajm të bukur e jep vetë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila duke i uruar jetë të gjatë e të lumtur të porsalindurve, kujton edhe dhuratën e parë për ta, bonusin e bebes. “Lajmi i bukur i ditës. 20 engjëj kanë ardhur në jetë pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit. Jetë të gjatë e të lumtur të vegjëlve të cilët i mirëpresim me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur. Mirënjohje personelit mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për përkushtimin maksimal që nënat dhe fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë”, shkruan Ministrja Koçiu. Ciftet e reja kanë qenë dhe target grupi I popullsisë I mbështetur nga qeveria jo vetëm me bonuset e bebeve por edhe me kredi te bute e me mundesi të tjera për tju ardhë sa më shumë në ndihmë për një jetë më të mirë.

Exit mobile version