Rezultatet e provimit të lëndës me zgjedhje për Maturën Shtetërore janë tashmë publike. Maturantët janë njohur sot me rezultatet e notave të provimit të fundit.Të gjithë maturantët, mund të shikojnë vlerësimin me notë përmes kodit të tyre në këtë link
Rreth 30 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit me zgjedhje.
Lënda me zgjedhje më e preferuar nga maturantët edhe këtë vit është Biologjia pasi pjesa më e madhe e studentëve të ardhshëm synojnë degët e Mjekësisë.
Më tej renditet lënda e Ekonomisë për ata që preferojnë Fakultetin Ekonomik dhe për ata që synojnë degët sociale, zgjedhja në masë të gjerë është lënda e Qytetarisë dhe Socialogjisë