Shendetesi

Më shumë të shtruar në spital pas pandemisë, dominojnë problemet kardiake dhe psikiatrike.

Shtrimet në spital për vitin 2022 shënuan një rritje të madhe. Bazuar në të dhënat e raportit të monitorimit për vitin e kaluar thuhet se numri i të shtruarve ishte gati 278 mijë pacientë, një numër ky  më i lartë se kulmi i pandemisë së Covid-19. Krahasuar me vitin 2021  numri pacienteve te hospitalizuar ka një rritje me 8 % të shtrimeve në spital. Për vitin 2021 ishin hospitalizuar 245 mijë persona. Pjesa më e madhe e të shtruarve vitin e kaluar kanë pasur probleme kardiake dhe psikiatrike, e ndjekur nga sëmundjet tumorale. Shifrat e larta të hospitalizimeve, ekspertët i lidhin edhe me pasojat e Covid në popullatë, mosekzaminimet e tyre, si dhe frika që shkaktoi pandemia.Sipas ekspertëve, sëmundjet e aparatit të gjakut përbëjnë edhe shkakun kryesor të vdekjeve në Shqipëri. Faktorët madhorë të riskut për sëmundjet ishemike të zemrës në vendin tonë janë hipertensioni, yndyrat e larta në gjak dhe diabeti, ndaj këshillohet një dietë ushqimore e shëndetshme.

Exit mobile version