Ushtar! Ky eshte profesioni I ri qe ka nisur te rekrutohet nga Forcat e Armatosura Shqiptare.
Ne qender te metropolit shume prane dhe ministriste eshte ngritur dhe qendra e vecante e rekrutimit te te rinjve. Nga jashtë duket si kazermë ushtrie, brenda së cilës rekrutohen të rinjtë për tu rreshtuar në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare. Brenda pikës së rekrutimit ka një ambient ku luhet “Play Station”, një gjetje kjo për të tërhequr sa më shumë rekrutë. Më të mbaruar lojën, te rinjtë ftohen të regjistrohen për profesionin e ri: Ushtar me rroge!
“Fushata e rekrutimit nën moton “Ti ke forcën që nderon Kombin ” fton të gjithë rekrutët potencialë pasi Forcat e Armatosura Shqiptare kërkojnë të punësojnë në fazën e parë 400 ushtarë profesioniste me shpërndarje gjeografike në mbarë vendin.
Në një intervistë për News 24, kolonel Altin Gjetaj, komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit thotë me bindje se Forcat e Armatosura janë kthyer ne atraksion pasi paga e një ushtari profesionist shkon deri në 650 mijë lekë në muaj bashkë me benefitet e tjera.
“Forcat e Armatosura Shqiptare janë një mundësi punësimi, rritja e pagave na bën që ne të jemi shumë më komfortë kur në dalim para publikut dhe ofrojmë vende pune në FA. Paga bazë në të gjithë Forcat e Armatosura për ushtarin në muaj është mbi 550 mijë lekë të vjetra në dorë. Por kësaj shumë i shtohen edhe benefite të tjera të cilat janë trajtimi në ushqim, trajtimi sipas vështirësisë në vendin e punës etj”,-thotë kolonel Altin Gjetaj, komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit.
Kjo pikë rekrutimi u jep informacion djemve dhe vajzat në sheshin “Skënderbej” Rekrutët potencial mund të marrin informacione të mëtejshme dhe të aplikojnë në pika të tjera rekrutimi. Kolonel Gjetaj sqaron hapat nga regjistrimi, përzgjedhja, stërvitja dhe punësimi në specialitetet e forcës tokësore ajrore dhe detare
“ Ka disa mënyra për të aplikuar, mund të aplikohet në portalin E-Albania, në website-in e Ministrisë së Mbrojtjes, në pikat e rekrutimit në të gjitha qarqet e vendit ne kemi stacione rekrutimi. Pas regjistrimit të kandidatëve, është procesi i testimit fizik, psikologjik, kontrolli mjekësor. Më mbarimin e stërvitjes atëherë fokusohen në specialitetet të ndryshme në Forcën tokësore, ajrore dhe detare”,- tha për News 24 Kolonel Altin Gjetaj, komandant i Qendrës se Personel Rekrutimit. Çdo i ri që bëhet pjesë e Forcave të Armatosura i ofrohen trajnime dhe stërvitje jashtë vendit, lehtësira për qira banese, trajtim me ushqim, pagesë transporti si dhe kredi me norma të lehtësuara për banesën e parë të familjeve ushtarake.