Aktualitet

Me tren ne Kishen e Lacit, neser nis  linja Shkodër-Laç.

Kete vit ndryshe nga vitet e tjera 13 te martat e shenjta do te nisin ndryshe. Qyetetaret e ketyre zonave tashme do te kene mundesi te udhetojne me tren nga Shkodra ne Lac. Për 13 të marta qytetarët e Shkodrës dhe zonave përreth do kenë mundësi të udhëtojnë drejt Laçit për të marrë në peligrinazhin e kishës së Shna Ndout me tren.

Për këtë qëllim linja Shkodër-Laç do të vihet në funksion për udhëtarët nga 14 Marsi deri më 13 Qershor.

“Drejtoria e Përgjithshme njofton të gjithë udhëtarët që frekuentojnë Kishën e Laçit se fillon transporti me tren çdo ditë martë, nisja në ora 06:00, kthimi nga Laçi në orën 13:00. Ofrojmë një pagesë me vlerë të ulët, bileta vajtje 95 lek, kthimi 155 lek”.

Ndalur tek eksperienca aspak pozitive e sigurisë në vitet e kaluara, treni gjatë këtij udhëtimi do të shoqërohet edhe nga forca të policisë.

“Kemi pasur raste që nga fëmijët 15-17 vjeç kemi pasur dëmtim sediljesh, thyerje xhamash, njësia e Durrësit i ka bërë kërkesë Policisë së Qarkut Shkodër që të shoqërohet nga një patrullë policie”.

Kjo iniciativë ka si synim jo vetëm që t’u vijë në ndihmë besimtarëve por edhe rikthimin e vëmendjes tek transporti hekurudhor, në një kohë kur numri i pasagjerëve që udhëtojnë me tren ka ardhur në tkurrje.

Exit mobile version