“Gjatë vitit 2022 janë punësuar 3836 mësues nga portali “Mësues për Shqipërinë”, i cili ka në themelin e tij meritokracinë dhe transparencën në procesin e punësimit” keshtu eshte shprehur ne nje nga publikimet e saj ne rrjetet sociale ministria e arsimit znj Evis Kushi. Portali “Mesues per Shqiperine” eshte cilesuar sin je nder portalet me efikas ne perzgjedhjen e mesuesve te duhur ne te gjitha fushat e arsimit. Portali “Mësues për Shqipërinë” edhe këtë vit shtoi besimin, se vetëm përmes tij mund të punësohesh në sistemin arsimor. E para, transparenca. Mësuesi në kohë reale ka parë listimin si është ecuria e tij, pikët e tij qoftë të testit, qoftë të dosjeve, pra është i informuar në çdo çast ashtu siç dhe informohet për çdo pozicion të ri që krijohet. Procedurat edhe këtë jane udhëhequr nga parimet e ligjshmërisë e të përgjegjshmërisë, si dhe nga vlerat e profesionalizmit, transparencës, meritës, të drejtës për zgjedhjen e institucionit arsimor, si dhe barazisë.
E në bazë të meritës sot vlerësuam mësuesit e rinj pranë cdo sistemi arsimore. Po sot ne ambijentet e ministries, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, priti sot në një takim disa mësues nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët janë renditur të parët dhe janë punësuar po përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”. Kushi i përgëzoi mësuesit, për suksesin dhe rezultatet e larta në formimin e tyre profesional. Po ashtu, Kushi i falënderoi mësuesit që kanë zgjedhur këtë mision të nderuar për edukimin e brezave.