Data 22 Maj eshte percaktuar dhe dita per testim te klasave te pesta. Klasat e pesta në mbyllje të ciklit fillor zhvillojnë një testim për të matur dijet e tyre. Për vitin shkollor 2022-2023, ky provim sipas udhëzimit të miratuar nga ministrja Evis Kushi, do të zhvillohet më 22 Maj.Vlerësimi i arritjeve të nxënësve të Arsimit Fillor është i detyrueshëm për të gjithë nxënësit e klasave të pesta. Testi do të përfshijë lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre. Provimi do te filloje në orën 10:00 dhe do te zgjase 1 orë e 30 minuta. Nxënësit duhet të paraqiten 1 orë përpara në qendrën ku do të zhvillohet testi. Nëpërmjet këtij testimi, veç matjes së dijeve të nxënësve në mbyllje të ciklit fillor, matet e puna e mësuevse. Veç provimt për klasat e pesta është miratuar edhe udhëzimi për provimet kombëtare të arsimit bazë, ku nxënësit e klasave të 9-ta do zhvillojnë provimet kombëtare, duke nisur me Gjuhën Shqipe më 20 Qershor 2023, me Matematikën më 23 Qershor dhe Gjuhën e Huaj më 26 Qershor. Provimet kombëtare të arsimit bazë zgjasin 2 orë e 30 minuta.