Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2024 në focus do të ketë zgjerimin e sherbimit dhe të asistencës shtëpiake për moshat e treta si dhe shtimin e sherbimeve komunitare për ta nëpërmjet Fondit Social në 61 Bashkitë e Vendit. Këtë lajm e bëri me dije vetë ministrja e shëndetësisë në një takim ndryshe me të moshuarit. Ka preferuar një kafe mëngjesi me të gjithë banorët e shtëpisë së të moshuarve në Tiranë.“Në kafen e mëngjesit me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë .Sa shumë ide dhe mendime ndamë bashkë me ta dhe sigurisht në takimin e radhës do japim llogari të dyja palët për zbatimin e çdo sugjerimi Në prioritetet e MSHMS gjatë 2024 është zgjerimi i shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit, si dhe shtimi i shërbimeve komunitare për ta nëpërmjet Fondit Social në 61 bashkitë e vendit” , thuhet në postimin në rrjetet sociale të ministers. Ajo shton se viti 2024 do të jetë dhe një ndër vitet që do të ketë më shumë përparësi shërbimi për moshat e treta në cdo bashki të vendit. Kujtojme se një numër I madh pensionistesh jetojnë të vetmuar dhe skanë mundësi sherbimi. Njëkohësisht jo vetëm kaq por mungesa e sherbimeve për këta të fundit shpesh është bërë problem edhe për jetën e tyre.