Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Tetorit Rozë ka ndërmarrë një sërë masash për të mundësuar cdo grua dhe vajzë në cdo cep të shqipërisë që të bëjë të mundur kontrollin, fokusuar kjo në eko apo mamografi falas. Në një thirrje të hapur Ministria e shëndetësisë bën me dije që ka mundur të pajis cdo qendër shëndetësore me njësi lëvizësë.
“Nëse ti nuk vjen dot pranë mamografisë, vjen mamografia pranë teje!
2 njësi të lëvizshme vizitojnë fshatrat dhe qytetet e të gjithë Shqipërisë për të ofruar kontroll të plotë të gjirit”, thuhet në njoftimin për shtyp publikuar në rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë. Jo vetëm kaq por aty cilësohet se të gjitha qendrat shëndetësore të kudondodhura do të jenë të pajisura me njësi lëvizëse për të kryer eko apo mamografi falas nga cdo vajze apo grua në cdo qytet. Problem pak më të madh duket se kanë gratë dhe vajzat e zonave rurale por në krahasim me vitet e mëparëshme duket se nedukimi mbi shëndetin ka filluar të marri jetë edhe në këto zona.
“Sot, këto njësi lëvizëse do të jenë në qytetin e Kukësit e Lushnjës, duke i dhënë mundësi grave në këto zona të bëjnë kontrollin e gjirit falas dhe me akses të lehtë.Për vizitën e mamografisë në njësitë lëvizëse nuk është i nevojshëm rekomandimi nga mjeku i familje”, përfundon njoftimin për shtyp Ministria e Shëndetësisë.