Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore,numëron mbi 95 mijë misione të urgjencës.Nga fillimi i këtij viti, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kreu mbi 95 mijë misione të urgjencës, nga të cilat mbi 52 mijë në spital dhe rreth 43 mijë në banesë. Në të njëjtën periudhë, QKUM priti 363,072 telefonata në numrin e urgjencës 127. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu me anë të një postimi në rrjete sociale, në të cilin thekson se shërbimi i Urgjencës Kombëtare Mjekësore i është përgjigjur 2 herë më shumë thirrjeve për ndihmë, krahasuar me vitin e kaluar. Ministrja Koçiu nënvizon se Urgjenca Kombëtare është shndërruar në një qendër ekselence të shërbimit shëndetësor, dhe së bashku me MSHMS janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve kudo në Shqipëri.“Urgjenca Kombëtare Mjekësore, e shndërruar në një qendër ekselence të shërbimit shëndetësor, ka kryer mbi 95 mijë misione të urgjencës në banesë dhe spital nga fillimi i këtij viti. MSHMS dhe Urgjenca Kombëtare janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve kudo në Shqipëri” thuhet në postimin e Ministres KOÇIU