Aktualitet

Mjekët ankohen për masat e sigurisë, “Onkologjiku” në Gjykatën e Lartë

Skandali në Spitalin Onkologjik shkon në Gjykatën e Lartë e cila është vënë në lëvizje nga rekursi i mjekëve të vënë nën akuzë të cilët janë ankuar për masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre.

Skandali fillimisht u hetua nga prokuroria e Tiranës por më pas kaloi për kompetencë në SPAK pasi dyshohet se krahas shpërdorimit të detyrës, mjekët kanë konsumuar edhe elementë të veprës penale të korrupsionit.

Prokuroria e posaçme ka zgjeruar hetimet për këtë dosje dhe të hënën e 21 tetorit ka thirrur për të dëshmuar gazetarin Osman Stafa i cili ka publikuar komunikime të reja komprometuese edhe të mjekëve të tjerë në spitalin onkologjik.

SPAK ka ftuar gazetarin të vërë në dispozicion të hetimit materialet e siguruara ndërsa më herët ka nisur edhe hetimin pasuror për mjekët dhe zyrtarët e vënë nën hetim, për disa prej të cilëve Apeli i GJKKO zbuti masat e sigurisë.

Po ashtu në Gjykatën e Lartë ka shkuar për interpretim edhe episodi i administrimit të “kobaltit”, mbi kompetencën lëndore, me persona nën hetim për shpërdorim detyre ish-nën drejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi dhe ish-specialisten Drilona Krishta.

Exit mobile version