Aktualitet

Mjekja ngre alarmin për uljen e moshës së pavarësisë për aborte te adoleshentet,: Kanë tendencë të gënjejnë mjekun për t’u shfajësuar, prindi duhet të jetë i pranishëm pasi…

E ftuar në një studio televizive, mjekja obstetër-gjinekologe, Xhensila Omeri ka folur rreth projektligjit për shëndetin riprodhues dhe abortin, ku u shpreh se ajo që e ka surprizuar nga ky projektligj është ulja e moshës së pavarësisë për aborte te adoleshentët deri në 16 vjeç, pa patur nevojë për konfirmim nga prindi.

Sipas mjekes, në raste të tilla nevojitet prania e prindit, pasi adoleshentët kanë tendencë edhe të gënjejnë mjekun për t’u shfajësuar, në rastet kur ndodhen në pozita të vështira.

“Na ka surprizuar disi ulja e moshës së pavarësisë për aborte te adoleshentët deri në 16 vjeç pa të drejtën e prindit. Një adoleshent mund të thotë që nuk ja them dot prindit sepse do më rrahin, do më përzënë nga shtëpia…, ne kërkojmë praninë e prindit, edhe kur bëhet një vizitë gjinekologjike preferohet që fëmija të jetë nën praninë e prindit sepse adoleshenti kanë tendencë ta gënjejnë mjekun. Pacientja ka qenë shtatzënë, unë e pyes a ke kryer marrëdhënie shëndetësore dhe ajo thotë jo. Ka gjithmonë tendencë të gënjejë, ta çorientojë mjekun gjinekolog”, u shpreh ajo.

Exit mobile version