Shendetesi

Mjeku jep lajmin e madh, zbulon kur do të jetë gati vaksina kundër kancerit

Viti 2030 do të jetë dhe viti që do të startoj me vaksinën më të shumëpritur atë kundër kancerit. Konkretisht vaksina kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës mund të jetë gati në vitin 2030. Kompania farmaceutike Moderna, e cila prodhoi një nga ilaçet kryesore për COVID-19, po zhvillon vaksina “të personalizuara” për të synuar lloje të ndryshme të tumoreve. Zyrtari kryesor mjekësor i Moderna, Dr. Paul Burton, tha se trajtimi do të jetë “shumë efektiv” dhe do të shpëtojë “shumë jetë”. Hulumtimi mund të rezultojë në një injeksion të vetëm që ofron mbrojtje kundër infeksioneve të shumta të frymëmarrjes. Ndërkohë, sëmundjet për të cilat aktualisht nuk ka ilaçe mund të trajtohen nga terapitë me ARNi – të cilat trajnojnë qelizat se si të prodhojnë një proteinë që zgjon përgjigjen imune të trupit. Studimet mbi kancerin, si dhe sëmundjet infektive, kardiovaskulare, autoimune dhe të rralla, kanë treguar të gjitha “rezultate të jashtëzakonshme”, zbuloi Dr Burton.

Exit mobile version