Aktualitet

Mjetet e transportit të mallrave shtojnë trafikun në  Tiranë .

A respektohen rregullat nga mjetet e transportit të  mallrave? A e respektojnë  orarin e vendosur nga Bashkia Tiranë . Këtë  e disa pyetjeve te tjera do ju jap pergjigje eksperti I qarkullimit rrugorë . Prej thuajse një viti, brenda Unazës së Madhe në kryeqytet është e ndaluar shpërndarja e mallrave dhe furnizimi i bizneseve nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9. Udhëzimi i miratuar nga Bashkia e Tiranës dhe Policia Rrugore, nuk respektohet nga një pjesë e drejtuesve të mjeteve të kësaj kategorie, duke u bërë kështu burim për rritjen e trafikut. “Gjatë kësaj fashe nuk respektohet nga përdoruesit e mjeteve dhe shkelet. Nga anët tona në bashkëpunim me policinë bashkiake kemi marrë masa që i kemi ndëshkuar. Ka një sensibilizim, po ka dhe shkelës të cilët abuzojnë me këtë fashë orari. Furgonat janë shkelësit më të mëdhenj.”theksoi per KlanNë es eksperti I trafikut. Gerhard Baka, specialist i qarkullimit rrugor, shprehet se shoferët si justifikim japin detyrimin që u bëhet nga punëdhënësit për t’i shpërndarë mallrat sa më shpejt. “Duke qenë se shumica janë punëtorë në firma private, kërkojnë nga punëdhënësi që këta të shkojnë dhe të furnizojnë marketet që operojnë dhe kjo është një ndër arsyet kryesore që ata justifikohen duke thënë që jemi në orar të punës. Edhe ne sikundër ju punojmë, por në këtë rast ata nuk e respektojnë ligjin.”cilesoi Baka. Për ata që nuk zbatojnë udhëzimin, Baka thekson se vijon të ketë penalitete. “Nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja masë administrative për një kategori shkelësish. Duke qenë se kemi hasur masat maksimale se janë përsëritës, ka ngelur masa 10 mijë lekë pasi vazhdojnë dhe abuzojnë.”shtoi ai. Këto masa në kryeqytet janë ndërmarrë ne funksion të rregullimit të qarkullimit të mjeteve dhe lehtësimin e lëvizjes për prindërit që çojnë fëmijët në shkollë gjatë orëve të mëngjesit.

Exit mobile version