Shendetesi

MSH: 500 të moshuar ndërhyrje dhe lente falas në dy muajt e parë të vitit.

Nevojat për kujdes intensiv për të moshuarit sa vjen e po rriten në Shqipëri, por nga ana tjetër, logjistika që mbështet me furnizime këtë kategori konsumatorësh pothuajse eshte ne mungesë. Vetem vitet e fundit ka filluar ndjeshmeria pak sa per kete target grup, banoresh.  Konkretisht thuhet se më shumë se 500 gjysheve dhe gjyshërve iu është rikthyer drita e syve në dy muajt e parë të vitit 2023, falë profesionalizmit të ekipit të mjekëve okulistë në QSUT, ku kryhet ndërhyrja e kataraktës dhe lentet falas. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se “mbi 3700 pacientë/vit përfitojnë falas ndërhyrjen e kataraktës dhe lentet, në QSUT dhe në spitale rajonale, me financim 100% nga shteti”. “Operacioni më i shpeshtë që kryhet në klinikën tonë zakonisht ndeshet në moshat e treta mbi 60 vjeç, është operacioni që kryhet me ultratinguj ku bëhet i mundur kristalimi i perdes më pas implantohet vendoset një lente brenda në sy ,e cila bën të mundur rikthimin e shikimit tek këta pacientë, shikimi që ka marrë perdja. Përfitimi i pacientëve është i mundur që në ditët e para pas operacionit, kthehet shikimi që ato kanë pasur në momentet para se të fillonte perdja”, thekson doktoresha e QSUT. Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve. Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.

Exit mobile version