Aktualitet

Mushkonjat pushtojnë plazhin e Divjakës.

Të pushosh në bregdetin e Divajkës këtë verë duket një mision i pamundur për shkak të morisë së mushkonjave që kanë pushtuar zonën. Shtimi i këtyre insekteve, si pasojë e mosspërkatjes në kohë nga ajri, ka bërë që kjo vijë bregdetare të braktiset masivisht nga pushuesit.

Ata vizitorë të paktë që po e frekuentojnë në këto ditë të nxehta vere thonë se po përballen me një situatë tepër të bezdisshme nga pickimet e shumta, që kthehen deri në kërcënim serioz për alergjikët.

“Na grinë, vëmë tableta që të flemë, kaq shumë mushkonja ka.”thote një pushues vendas.

“Bëhej spërkatja me avion, tani është lënë pas dore.”, tregon për gjendjen e ambijenteve të jashtme një banorë I zonës I cili e di mirë historikun ë këtij procesi.

“Eshte shumë bezdisëse.” Thekson nje puehsuese e cila mezi ka marre masa paraprake per kete process.

“Po nuk u spërkat, dihet se të dëmshme janë, na pickojnë.”vijon se ankuari banori I zonës I cili I di mire efektet anesore të mungesës së spërkatjes.

Por Divjaka nuk është e vetmja zonë në hartën e vijës bregdetare që po vuan nga moria e këtyre insekteve.

Nga Shkodra në Sarandë, situata është shqetësuese, madje si rrallëherë më parë ato janë përhapur edhe në plazhet e Palasës, Dhërmiut, Himarës dhe në kryeqytet. Arsyeja edhe këtë vit është e njëjtë, moskryerja në kohë e dezinsektimit, që duhet të niste në muajin Mars.

E deri në zgjidhjen e ping-pongut mes Institutit të Shëndetit Publik, që është përgjegjës për procesin, dhe Agjencisë së Prokurimeve Publike, 7.5 milionë të huaj që zbarkuan vitin e shkuar në Shqipëri pas promovimeve në mediat më të mëdha prestigjioze të botës, nuk është çudi që këtë vit të mos kthehen më dhe të zgjedhin si destinacione turistike plazhet e fqinjve tanë.

Exit mobile version