Shendetesi

Ndërrimi I stinëve ekspertet: Shtohet numri i fëmijëve astmatikë

Luhatjet e temperaturave dhe ndërrimi I stinëve ka nxjerr ne pah problematikat e shëndetit të fëmijëvë. Numri i fëmijëve që vuajnë nga astma alergjike është shtuar ndjeshëm vitet e fundit. Mjekët alergologë, shprehen se grupmoshat pediatrike janë më të rrezikuarat për asmë. “Shohim në mënyre të dukshme shtimin e rasteve të reja, nga 6 vjeç deri adoleshentë. Astma nga alergjia kërkon një faktor alergjik që mund të jetë brenda dhe jashtë”, tha Alketa Ibranji, mjeke alergologe per tv klan. Problematikat shendetësore kanë prekur dhe moshat e mëdhaja. Situatë shqetësuese është edhe për personat që vuajnë nga astma joalergjike, që ndeshet më shumë në grupmoshat mbi 30-vjeçare. “Të gjitha kimikatet që nuk kanë lidhje me alergjinë, por që nuk kanë lidhje me faktorët ose janë arsyet hormonale. Kemi edhe nga duhani”. shton mjeku alergolog. Vështirësia në frymëmarrje apo lodhja janë disa nga  shenjat kryesore të këtij problemi shëndetësor.Sipas statistikave në 300 mijë banorë, rreth 11 mijë janë të sëmurë kronikë alergjikë vetëm në Tiranë. Në të gjithë botën numërohen 350 milionë pacientë me astmë, ndërsa 180 mijë persona humbin jetën çdo vit prej saj.

Exit mobile version