Shendetesi

Ndryshimi I temperaturave ul numrin e tё prekurve me Covid19, vetёm 2 qytetarё tё infektuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbroitjes Sociale bёn bilancin e hartёs sё testimeve nё tё gjithё vendin. Edhe pse fluksi ёshtё shumё I ulёt, sёrish Covid19 ёshtё I pranishёm nё komunitet. Udhёzimet nga ekspertёt e shёndetit janё ende tё freskёta pёr gjithёsecilin prej nesh. Konkretisht sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbroitjes Sociale ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 47 testime, nga të cilët 2 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19: Nga 1 qytetar në Berat, Dimal. Sipas statistikave tё identifikuara deri tani janë 168 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,127 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Prill 2023)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 47

Testime totale 2,049,397
Raste pozitive 333,899
Raste të shëruara 330,127
Raste Aktive 168
Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 143
Vlorë 6
Shkodër. 6
Berat. 5
Durrës. 2
Fier 2
Korçë. 2
Elbasan. 2

Exit mobile version