Aktualitet

Në 4 muajt e parë të vitit shkon 57% më shumë numri i turistë

Bazuar ne buletinin e statistikave zyrtare tw INSTAT thuhet se  kanë hyrë rreth 1.7 milionë turistë të huaj nw Shqipwri, ku prurjet më të mëdha kanw ardhur nga Europa. Nderkaq thuhet se

numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar ka ardhur në rritje përgjatë katër muajve të parë të vititi 2023. Dhe jo vetem kaq por kjo rritje ka qen shume e madhe duke tejkalur me rreth 600 mijë turistë të njejtën periudhë të një viti më parë. Nderkaq INSTAT raporton se në muajin Prill 2023 kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 614 mijë turistë .Ky numër është rritur me 52,8%, krahasuar me Prill 2022 që ishin rreth 200 mijë turistë më pak.Gjatë periudhës Janar-Prill 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1 mln 685 mijë turistë,  ky numër është rritur me 57%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.Sipas të dhënave të INSTAT në katër muajit e parë të vitit numri më i lartë i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri është nga rajoni i Evropës me 590.603 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore.Sipas turo-operatorëve, prurjet e turistëve për viti 2023 pritet të kenë një rritje me 35% në krahasim me vitin 2022, duke arritur në mbi 9 milionë, nga 7.5 milionë turistë që ishin një vit më parë.

Exit mobile version