Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, në të gjitha shkollat e vendit vendosëm që ORA E PARË E MËSIMIT, t’i kushtohet informimit të nxënësve për ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre dhe diskutimeve te hapura nxënës-mësues, për sensibilizimin dhe veprimet që duhet të ndërmerren nga secili, në luftën ndaj fenomeneve negative, çdo forme të dhunës, që cënon të drejtat, duke dëmtuar shëndetin dhe jetën. Në bashkëpunim me CRCA-Shqipëri dhe ALO 116-111 vlerësojmë që kjo eksperiencë të bëhet një praktikë e përvitshme, me synim rritjen e kapaciteteve të fëmijëve dhe adoleshentëve në të gjithë vendin për rëndësinë e parandalimit dhe sinjalizimit të hershëm dhe raportimit të çdo forme të dhunës, në shkollë apo komunitet. Fëmijët janë të ardhmja! Punojmë çdo ditë që ata të rriten në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, të kenë akses në arsim cilësor dhe të zhvillojnë potencialin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.