Aktualitet

Në prag të një epidemie gripale,18 mijë persona në një javë me infeksione respiratore në Shqipëri.

Shqipëria është në prag epidemie gripi. Të dhënat e ISHP tregojnë se nga 16 mijë raste në jave që u raportuan për dy javët e fundit nga qendrat shëndetësore, ky 7 ditësh ka sjellë një rritje të kurbës së infektime, edhe pse autoritetet shëndetësore prisnin një ulje të infektimve në vend.

Rritja e infektimeve me grip është vënë re pothuajse në të gjitha qytetet e vendit. Por numrin më të lartë e mbajnë Gjirokastra, Tirana, Vlora, Fieri dhe Durrësi.

Fëmijët janë grupmosha më e prekur. Sipas ISHP, grupmsoha 0-14 vjeç janë pacientët që kanë marrë më shumë ndihmë mjekësore në qendra shëndetësore.

Sipas bluzave të bardha, gripi i cili vijon të qarkullojë agresivisht në popullatë po shoqërohet me simptoma që zgjasin deri në dy javë.

Për ekspertët, përveç shtamit të virusit, agresiviteti i gripit tek disa pacientë lidhet edhe me mënyrën e trajtimit dhe neglizhimin e shenjave të para.

Exit mobile version