Aktualitet

Në rrugë qarkullojnë mjetet debitore pa taksa, siguracion dhe kolaudim

Mjete debitorë qarkullojnë nëpër rrugët e vendit. Pa taksa pa sigurim dhe pa kolaudim. Këto janë disa prej shkeljeve të hasura nga policia rrugore.“Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe Policia kanë ndërmarrë një aksion për evidentimin e mjeteve debitore që qarkullojnë në kryeqytet.”

Bëhet fjalë për makinat qe lëvizin në kundërshtim me aktet ligjore dhe nuk janë pajisur me kontrollin teknik, nuk kanë shlyer taksat dhe janë pa siguracion të vlefshëm.

Vetëm në 5 ditë, në aksin rrugor, Tiranë – Unazë e Re, makina inteligjente skanoi 8 mijë mjete. Nga këto mjete, rezultoi se 1,170 makina ose 15% e tyre rezultuan debitore, mbi taksën vjetore, pa siguracion apo dhe kontrollin teknik.

Për makina që lëviznin në kundërshtim me ligjin, autoritete ndërmorën masa konkrete me gjoba, apo të tërheqjes së lejes së qarkullimit. Makina inteligjente e Drejtorisë së Transporteve evidenton mjetet debitore, kur janë në lëvizje por edhe të parkuar. Makina ka pajisje të veçanta për të lexuar targat e mjeteve.

Mes makinave debitore, janë edhe makinat e institucioneve shtetërore, përdoruesit e të cilave nuk janë të rregullt me detyrimet. Autoritetet informojnë se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim në pika të lëvizshme kontrolli, edhe për mjetet që duhet të ishin çregjistruar dhe nuk kanë kthyer targat, që kryejnë informalitet në transportin rrugor të mallrave ose udhëtarëve.

Exit mobile version