Shendetesi

Në Shqipëri 140 mijë persona me aftësi të kufizuara, Zaimi: Vetëm 70 mijë pëfitojnë ndihmë! Raporti për PAK: Buxheti afatmesëm uli në 5% përfituesit

Raporti më i fundit që është bërë për personat me aftësi të kufizuar ka nxjerrë në pah se vetëm gjysma e rreth 140 mijë prej tyre, marrin ndihmë financiare. Problematikë, sipas “Down Syndrome Albania”  është edhe ulja e numrit të punësimit për këtë kategori në sektorë të ndryshëm.Në Shqipëri janë më shumë se 140 mijë persona me aftësi të kufizuar, por vetëm 70 mijë prej tyre apo 5% e të gjithë popullatës përfitojnë ndihmë financiare. Nga raporti më i fundit për këtë kategori bërë nga organizata “Down Sindrome Albania” rezulton se mbështetje të ulët përfitojnë edhe familjarët e tyre, të cilët kanë rolin e kujdestarit.“Prezantuam raportin e parë të monitorimit të planit kombëtar të  veprimit të personave me aftësi të kufizuar. Plani kombëtar i veprimit mbulon një përudhe 5 vjeçare. Është plani i dytë. Koordinon punën e shumë institucioneve për të lehtësuar dhe mundësuar integrimin e pak në jetën sociale dhe ekonomike të këtyre personave. Vetëm 5% e popullatës apo rreth 70 mijë persona me aftësi të kufizuar qe marrin ndihmën.  Këta persona kanë nevojë edhe për një kujdestar, por vetëm 25-26% e personave me aftësi të kufizuar përfitojnë pagesë dhe për kujdestari”, tha Elivar Golemi, eksperte dhe autore e raportit. Nga vlerësimet e buxhetit afatmesëm të shtetit 2023-2025 në këtë raport, vihet re se reduktim ka pësuar edhe numri i personave me aftësi të kufizuara të punësuar në sektorë publikë, në krahasim me vitet e mëparshme.“Ka tendencë në rënie, por dhe vetë numri i  personave me aftësi të kufizuar që projektohet nga qeveria, pjesë e planifikimeve buxhetore të qeverisë është ulur me 5%. Është i ulët në raport me popullsinë Pagesat nuk kanë tendencë rritje sicc po rriten shpenzimet e tjera buxhetore. Reforma e vlerësimit ka ndryshuar të gjithë procedurën. Ka pasur raste që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë dhe reforma e vlerësimit ka sjellë dhe këtë të mirë. Nuk kemi një përgjigje pse ka reduktim”, tregoi Golemi.“Duhet të punësoheshin 200 persona, pas rishikimit është ulur targeti në 70, nga rreth 140 mijë persona në të gjithë vendin me aftësi të kufizuara”, tha Emanuela Zaimi nga Down Syndrome Albania.Që në 2019 është aplikuar një formë e re vlerësimi për personat me aftësi të kufizuar që përfitojnë pagesa të posaçme, me qëllim shmangien e abuzimeve

Exit mobile version