Aktualitet

Nesër dita përvëluese e valës së dytë e të nxehtit afrikan,

Vala e të dytë e nxehtit që ka mbërthyer Shqipërinë nuk do të qëndrojë për shumë gjatë.

E mërkura do të jetë dita më e nxehtë, ndërsa temperaturat më të larta do të regjistrohen në disa qarqe të cilat do të arrijnë 40 gradë.

Temperaturat maksimale do të jenë gjatë orëve të mesditës 13:00-14:00 ku këshillohet të mos lëvizet jashtë shtepisë pa një arsye.

“Maksimumet janë në disa qarqe, jo në gjithë territorin. Shkodra, qarku i Elbasanit, Gjirokastra, po ashtu edhe qarku i Beratit presim që të regjistrojnë temperatura 40 ose lehtësisht mbi 40 gradë”, tha sinoptikania Lajda Porja.

Ndërsa pas të mërkurës, temperaturat do të shkojnë në vlerat normale, dhe në zonat malore e në disa pjesë në bregdet do të regjistrohen edhe reshje.

“Duke filluar që nga dita e enjte ka një tërheqje të valës. Do të kemi prezente vranësirat, herë pas here do të ketë rrebeshe. Më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por e premtja dhe e shtuna zgjeron hartën e reshjeve. Do të shpëtojë vetëm bregdeti i jugut”, tha Porja.

Por vapa nuk do të ikë me gushtin. Për të gjithë ata që kanë lënë të pushojnë në javët e para të këtij muaji ka një lajm të mirë. Shatori do të hyjë me temperaturat e verës.

“15 ditëshi i parë i shtatorit do të jetë në vijimësi të gushtit ku do të kemi edhe temperatura 32 apo ndonjë zonë e veçantë dhe 33 gradë. Prezenca e reshjeve do të jetë shumë e pakët, do të ketë më shumë ditë me diell shtatori”.

Kjo valë e dytë edhe pse nuk do të regjistrojë temperatura si ajo që lamë pas në korrik, do të  ndihet më shumë për shkak të lagështisë.

Exit mobile version