Lajme

Nga 1 janari pensionistët udhëtojnë falas me urban.

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.Në një intervistë televizive, Kostandin Foni i Shoqatës së Transportit Publik shpjegoi të gjitha rregullat e udhëtimit dhe mënyrën sesi pensionistët do të pajisen me abonetë falas.“Pensionistët do të marrin abonenë falas në një nga 5 pikat e shpërndarjes ku do të paraqesin vetëm kartën e identitetit. Aboneja e pensionistëve do të jetë ndryshe nga abonetë e tjera dhe do të jetë e shoqëruar me foton dhe gjeneralitetet e personit posedues. Kjo abone nuk do të jetë e vlefshme për udhëtim nëse pensionisti nuk do të ketë me vete kartën e identitetit gjatë udhëtimit, që do të thotë që pensionisti duhet të ketë gjatë udhëtimit edhe abonenë dhe kartën e identitetit,” tha Kostandin Foni. Ndërsa një pensioniste që ndodhej në urban tha se kjo gjë është shumë e mirë, dhe kryetari i Bashkisë sipas saj po mendon tamam për popullin.

Exit mobile version