Aktualitet

Ngarkesa e fëmijëve në shkolla, psikologia: Stresi mund të reduktohet, barra e panevojshme

Ngarkesë te madhe që fëmijët kanë në shkolla e kane “bertitur” sot edhe ekspertet e fushes. Jo vetem kaq por, kjo ngarkese sa vjen e behet me problematike per femijet.Psikologia Jonida Haxhiu, e ftuar në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka trajtuar një temë të rëndësishme që lidhet me ngarkesën që fëmijët kanë në shkolla.

Psikologia Haxhiu tha se shpesh kjo ngarkesë cenon fëmijërinë dhe kjo barrë mund të shmanget. Sa i përket mësimit të një gjuhe të huaj që në klasën e parë, psikologia tha se nuk është problem për sa kohë fëmija ka zhvillim normal. Megjithatë në ngarkesën e fëmijëve ndikon edhe mënyra se si mësuesi e zhvillon mësimin.

Haxhiu: Është një ngarkesë e panevojshme. Po cenon fëmijërinë. Duke i ngarkuar me një barrë që të gjithë ne mund ta shmangim. Në shumë raste kjo është një situatë stresante për familjet, dhe pa e kuptuar reflektohet në stres për fëmiëjn, ngarkesë për fëmiëjn. Fëmija shkon të nesërmen i ngarkuar në shkollë. Pra i gjithë trekëndëshi fëmijë, familje, shkollë ndikohet dhe krijon një stres të panevojshëm.

Mësuesit duhet të kenë të qartë që ngarkesa që i japin fëmijëve të jetë në përputhje me moshën e fëmijës dhe aftësinë. Jo të gjithë fëmijët kanë të njëjtin formim. Është mësuesi ai i cili përmes mënyrës se si i organizon mësimin, i ndan kurrikulën ndikon në ngarkesën e tyre. Me pak kujdes nga mësuesit mund të bëhet diçka për të reduktuar këtë stres.

Shpesh herë ngarkesa stimulohet apo nxitet nga prindërit. Ata mendojnë se po bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre duke i mbingarkuar, duke i çuar në kurse jashtë shkolle.

Për sa kohë fëmija ka zhvillim normal nuk ka asnjë problem mësimi i dy gjuhëve njëkohësisht. Nuk është një ngarkesë, por sërish ndikon mënyra e mësimdhënies

Exit mobile version