Aktualitet

Ngricat në rrugë, shtohet rastet e frakturave në spital.Mjekët: Më të prekur janë të moshuarit.

Moti I acartë dhe ngricat e mëdha nëpër rrugë janë shkaktarët kryesorë që kanë shtuar numrin e rasteve me fraktura në spital. Këtë lajm e bëjnë me dije mjekët e spitalit rajonal të qytetit të Korces.Rrugët e Korçës janë ende të ngrira. Më të vështirë e kanë të moshuarit.

E njëjta situatë edhe në disa rrugë dhe trotuare të Pogradecit.

Të paktën 40 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e këtyre dy qyteteve si pasojë e frakturave.

Frakturat janë kryesisht të gjymtyrëve. 2 pacientë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Karakteristikë është se janë të moshës mesatare dhe të rritur. Janë mbi 50 vjeç”.

Mjekët apelojnë që moshat e treta të kufizojnë lëvizjet në rrugët ku ka prezencë akulli, pasi edhe traumat e lehta mund të sjellin pasoja serioze tek kjo kategori.

Exit mobile version