Një ditë na ndan nga aksidenti I trefishte ku urbani I Unazes mori perpara me shume se 10 automjete dhe lendoi 9 persona, kjo pakujdesi ka nxitur edhe zemërim te qytetarët. Te gjithe jane te stepur perball kesaj ngjarjeje. Madje edhe ne linjen e unazes verehet nje atmosfere e akullt brenda urbaneve. Por, përpos kësaj, këto linja urbane jo vetëm që nuk respektojnë oraret dhe tejmbushjen me pasagjerë, por edhe fatorinot nuk kanë sjelljen e duhur. Nuk është hera e parë që në urbanet e Tiranës ndodhin ngjarje pork jo e fundit la shume pasoja ne deme ekonomike dhe lendime ne njerez. Transporti publik në Tiranë është i mbingarkuar dhe ka probleme të mëdha. Njerëzit në autobus shtypen dhe ngjishen si sardele. Pervec aksidenteve ka shume ngjarje te tjera qe jane memorizuar permes videove te hedhura ne rrjetet sociale per problematikat ne Urbane.
Teksa udhëton në urban, mund të përballesh me lloj-lloj pamjesh, rasti më i keq mund edhe të biesh “pre” e njerëzve pa pikë respekti për veten dhe as për tjerët. Rrugetimi jone ka nisur ne urbanin e unazes e me pas per te kaluar tek ato te Liqenit te thate.
Nderkaq vlen te theksohet se një nga faturinot e linjës së urbanëve të “Unazës” është shprehur se Agron Xhafa, 63-vjeçari që drejtonte dje autobusin që u aksidentua nuk ka pasur kurrë probleme të tilla ne trafik. Në një prononcim për Euronews, djali tha se shoferi që tashmë është vënë në pranga, është ndër shoferët më të vjetër të linjës së Unazës. Sipas tij, ai s’ka pasur kurrë asnjë aksident më herët dhe ka qenë gjithnjë korrekt, si me punën, ashtu dhe me sjelljen. “E njoh sot e 15 vjet, ka qenë shoferi më i vjetër, nuk ka pasur kurrë asnjë problem, varet, momente janë ato. Shoferët këtu janë heronj, këtu futet patina, futet biçikleta, futen majtas, futen djathtas, ka të pirë”, perfundon se treguar fatorinoja. Jo per shoferin ne fjale por per situaten ne pergjithesi ne linjen e unazes pasagjeret jane ato qe shfaqin me shume probleme. “Nuk ka vonesa pork a shume probleme, ne urbanet e unazes nuk funksionon sistemi ngrohjes, nuk jane te paster, ka probleme me njerezit dhe komunikimi me fatorinot e shoferat te le per te deshiruar”, u shpreh njera nga pasagjeret e linjes se Unazes e pyetur nga www.germo.al. Nderkaq nga gjithe vezhgimet e bera te linjave te urbaneve vlen per tu theksuar linja e Kristalit –Selite dhe ajo e Liqenit te thate. Linja e Kristalit perdoruesve te saj ka shume vonesa. “Ne mengjes qe ne e perdorim per pune urbani ka shume vonesa, kete problem e kemi bere me dije disa here por nuk eshte se eshet vene dore per ta ndryshuar”, thote njera prej perdorueseve te linjes Kristal-Selite. Qytetarët shprehen se zgjedhin transportin urban për të lëvizur nëpër qytet me idenë dhe besimin që të mos durojnë temperaturat e ftohta apo diellin e nxehtë, por përballen me një situatë akoma më të keqe brenda dyerve të urbanëve.