Aktualitet

Njihuni me Matia Matin, maturantin me aftësi të kufizuara që jep provime ‘ndryshe’: Pasi t’i mbaroj, do iki në Gjermani, të bëhem kuzhinier

Për herë të parë 170 maturantë me aftësi të kufizuar po testohen në provimet e Maturës  me teste të posaçme dhe të personalizuara. Report Tv sjell historinë e Matia Matit, maturantit me aftësi të kufizuara që po i mbyll me sukses provimet Ndryshe nga  maturantët e tjerë Matia  provimet e Maturës  i ka të personalizuara.Jeta  e tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Në gjysmë paralizë, shoqërohet nga nëna e tij, e cila tregon se Matia ka probleme me dëgjimin dhe i prekur nga një tjetër diagnozë. Por ai sërish gjen kurajë  për të ecur para.Matia Mati është maturant i një shkolle profesionale në Tiranë në degën e Hoteleri-Turizmit. 2 provimet e para  ka kryer tashmë dhe pritshmëritë për rezultatet i ka të larta.

“Isha përgatitur shumë për këtë provim. Do marr 10“- thotë ai.

Pas provimeve Matia e mendon të ardhmen  jashtë vendit. Madje ai e ka vendosur dhe datën kur do të largohet drejt Gjermanisë, bashkë me nënën dhe motrën, ndërsa babai I ndërroi jetë para kohe. Atje i pret motra e tyre e madhe.

“Do iki në Gjermani. Në datën 27. Dëshiroj të bëhem kuzhinier. ”- thotë ai.

Pasionin e tij për kuzhinën e zhvillon  edhe në shtëpinë e tij, duke u gatuar dy familjarëve të tij.

“Gatuaj edhe në shtëpi.bëj sallatë jeshile, kotoleta…” vijon ai. 

Për herë të parë 170 maturant me aftësi të kufizuar po testohen në provimet e Maturës  me teste të posaçme.

Exit mobile version