Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Një mësuese është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës. Mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marre një frakture.
Ndërkohë në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë, te cilët kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë i cili goditi mësuesen.
Është e paqartë përse nxënësi ka goditur mësuesen me karrige dhe policia po punon për zbardhjen e plote të kësaj ngjarje. Mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak te kësaj ngjarje te rende ndërsa ditën e nesërme pritet që të zhvillohet një protestë nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.