Aktualitet

Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla: Dënime të dyfishta për ata që shesin drogë afër shkollave

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla së bashku me drejtues lokalë dhe drejtues të Policisë së Shtetit, ishin sot në Shkollën e Muzikës ”Jan Kukuzeli” në Durrë, për prezantimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla. Ministri tha sesi pjesë e paketës është parashikuar dyfishimi i ndëshkimit ligjor, për disa vepra penale që mund të ndodhin brenda atij që njihet si perimetri i sigurisë përreth objekteve arsimore.

”Jemi këtu për të parë nga afër masat në kuadër të kësaj pakete dhe masat në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor. Dua ta them qartë se Policia e Shtetit do të marrë një përgjegjësi edhe më të madhe në drejtim të garantimit të sigurisë publike në shkolla dhe përreth saj. Fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike tek moshat e reja është një sfidë e madhe e imja personalisht, si ministër i Brendshëm dhe Policisë së Shtetit, ndaj së cilës duhet të reagojmë me më shumë forcë se asnjë herë tjetër me parë.

Pjesë e kësaj pakete janë konceptuar edhe një sërë ndryshimesh që do të bëhen publike në ditët në vijim. Ato kanë të bëjmë me ndryshime në Kodin Penal. Duhet ta ketë që qartë kushdo që është i përfshirë në rrjetet të trafikut apo shpërndarjes së lëndëve narkotike se do të përballet me dënime të dyfishta, pranë shkollave. Këtë praktikë të re ta ndjekim edhe për vepra të tjera penale siç janë armëmbajtja pa leje, armë zjarri apo të ftohta, brenda perimetrit të sigurisë do të propozojmë dyfishim të dënimit. Mendojmë se kjo do të rritë sigurinë brenda perimetrit të sigurisë. Koncepti i ri i perimetrit të sigurisë nuk është oborri i shkollës, shkon përtej, në rrugët, rrugicat, baret, restorantet që rrethojnë shkollën.

Dhe pastaj, gjithë autoritetet, AKU do të kontrollojë cilësinë e ushqimit që shitet në njësitë e shërbimit, Inspektorati Shëndetësor do të kontrollojë me shumë kujdes veprimtarinë e bareve etj., për të mos lejuar shitjen e alkoolit nën moshë. Të gjitha njësitë e shërbimit përreth shkollës, nëse përfshihen në veprimtari kriminale, larg qoftë për ta, në dëm të shëndetit të fëmijëve e interesit publik do të mbyllen përfundimisht e nuk do të hapen asnjëherë”, tha ministri Balla.

Exit mobile version